Pranë akordit me Milanin, Hysaj i propozohet edhe Interit

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fundin e këtij sezoni pasi kontrata skadon me klubin e Serisë A. Rinovimi ka shumë pak gjasa që të vijë për mbrojtësin shkodran, ndërsa në media është përfolur shumë për marrëveshjen paraprake e arritur me Milanin.

Të dy palët kanë dakortësinë dhe kuqezinjtë e pëlqejnë së tepërmi këtë variant pasi do të marrin në vendin e Dalot mbrojtësin me shumë eksperiencë në Serinë A dhe që vjen me parametra zero.

Së fundmi mediat në Itali kanë raportuar se Hysaj i është propozuar edhe Interit. Por drejtuesit e klubit zikaltër nuk i kanë besuar shumë lojtarit të Shqipërisë, teksa dyshja Marotta-Ausilio kanë vendosur të tjera prioritete për krahun e mbrojtjes sa i përket sezonit të ardhshëm duke ia mbyllur derën.