Renditja provizore/ Skënderbeu drejt mbijetesës, po shmang edhe “Play-Off”-in

Tirana u ndal nga Bylisi, kurse Skënderbeu triumfoi 0-2 ndaj Kastriotit në transfertë dhe tani ka mundësinë të shpëtojë direkt nga rënia prej Superiores, pasi diferenca me krutanët ka shkuar në dy pikë, kurse me Bylisin një.

Tirana ishte e rrezikshme në pjesën e parë, teksa tentoi golin me Hoxhallarin, Seferin dhe Gyamfin, por portieri Qirko ishte në çdo moment në gatishmëri. Ballshiotët në një moment pretenduan për gol, pasi menduan se topi kishte kaluar vijën fatale.

Në fraksionin e dytë Ismajlgeci kishte një mundësi të artë shënimi, por nuk goditi si duhet brenda zonës. Shehi më vonë aktivizoi edhe brazilianin Elton Cale, i cili goditi mbi tra në një rast të krijuar. Kampionët në fuqi u munduan të fitojnë, por pa sukses.

NDESHJA TJETËR – Skënderbeu ia ka dalë të marrë një fitore të artë në transfertë me Kastriotin, me rezultatin 0-2. Krutanët në pjesën e parë ishin shumë kërkues dhe rrezikuan disa herë me Çelën, Prodanin dhe Dacin. Portieri Rexhepi mbajti rrjetën të paprekur, ndërsa Kastrioti në minutën e 41-të mbeti me një lojtar më pak, pasi Prodani mori kartonin e dytë të verdhë.

Pak minuta më pas edhe Çela rrezikoi shumë, por arbitri Enea Jorgji e ndëshkoi me karton të verdhë, edhe pse tentoi të godiste me kokë Sadriun. 45 minutat e para u mbyllën pa gola, ndërsa në të dytë Jean Victor shënoi, pasi kishte humbur një rast të mirë më parë.

Kastrioti ishte i pafuqishëm për ta shmangur humbjen. Në fund pati edhe një penallti për Skënderbeun, që u ndal nga portieri Isli Hidi. Devid në shtesa kishte një mundësi për të barazuar, por pa sukses. Korçarët shënuan më pas edhe golin e dytë me Kosta Vangjelin, pas 5 minutash shtesë, duke arkivuar fitoren.

Renditja proovizore: