Sasuolo do Rei Manajn, Barcelona po mendon ta mbajë te ekipi i parë

Rei Manaj arriti që të shënonte tre gola në miqësoren e fundit që u zhvillua nga Barcelona kundër Gimnastica. Sulmuesi shqiptar ia doli që të linte gjurmë me ekipin e parë të katalanasve dhe të shkruante historinë. I pari futbollist nga Shqipëria që mban veshur fanellën e Barcelonës A dhe i pari që arrin të tund rrjetën me këtë skuadër. Por si po shkojnë zhvillimet e merkatos pas këtyre golave të shënuar?

Media spanjolle “Sport” ka raportuar se për momentin janë dy propozime në tavolinë. Pas bisedimeve me Famalicao është futur në garë për të marrë shërbimet e sulmuesit shqiptar edhe Sasuolo. Ndërkohë Barcelona po mendon që të mbajë për momentin Manajn dhe të shoh zhvillimin e tij në ndeshjet e ardhshme, duke e konsideruar si zëvendësues të denjë në rastin e largimit të Braithëate ose Griezman.