Shkëlqeu me Spezian, por Ismajli ka gati transferimin te një tjetër ekip i Serisë A

Ardian Ismajli ka treguar në sezonin e kaluar se është një futbollist i cili shumë mirë mund të luajë në nivelet më të larta në Serinë A. Ai ndihmoi Specian që të siguronte mbijetesën në elitë dhe pritej të ishte protagonist me këtë klub edhe në edicionin e ri. Por një ofertë e papritur mund të ndryshojë gjithçka.

Sipas mediave italiane, një tjetër klub i Serisë A ka hedhur sytë drejt lojtarit shqiptar dhe është gati të bëjë një ofertë për të siguruar firmën e tij. Empoli, i sapongjitur në elitë, është gati të investojë për të blerë mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, pasi e sheh si një element shumë të rëndësishëm për të garantuar një prapavijë cilësore.

Trajneri Andreacoli i ka hapur dritën e gjelbër klubit që të vihet në lëvizje për të siguruar Ismajlin dhe negociatat me Specian kanë filluar, duke i ofruar kësaj skuadre edhe një mbrojtës më të ri si pjesë e marrëveshjes për lojtarin shqiptar.