Shkëlqeu para syve të Koeman, Manaj gati për Barcelonën A

Rei Manaj vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer, teksa gjeti përsëri rrugën e rrjetës në sfidën e ditës së shtunë. Pasi shënoi me Kombëtaren, në mesjavë ndaj San Marinos, sulmuesi lushnjar ka shënuar edhe për Barcelonën B. Pas një krosimi të bukur nga e djathta, Manaj lëviz bukur në zonë, teksa me një prekje, ia del ta dërgojë topin në fundin e rrjetës, për t’i dhënë avantazhin Barcelonës B, ndaj Alkojano në Divizionin e dytë ne Spanjë, në ndeshjen ku katalanasit fituan 2-1.

Vlen të theksohet se në stadium i pranishëm për të ndjekur këtë takim ishte dhe trajneri i Barcelonës, Kuman. Një bonus i madh ky për talentin shqiptar, i cili ëndërron që në të ardhme të aktivizohet me ekipin e parë të Barcelonës. Ky është goli i 8 i Manajt këtë sezon në kampionat me fanellën e Barcelonës B, teksa tashmë shpreson që shumë shpejt të jetë pjesë e ekipit të parë të Kumanit.