Shuhet çdo dyshim, vendoset përfundimisht do jetë apo jo Armando Broja ndaj Anglisë

Do të jetë Armando Broja kundër Anglisë apo jo? Kjo është pikëpyetja e madhe e tifozëve shqiptarë, por edhe e disa mediave që janë ndarë në raportimet e tyre mbi praninë dhe mungesën e këtij sulmuesi.

“Sport Ekspres” ka dhënë lajmin që pas fjalëve të Veselit, i cili u shpreh se Broja do të mungojë, se sulmuesi i Southampton po kryen disa ekzaminime në Angli dhe do ta priste Kombëtaren në Londër.

Kështu edhe ndodhi, teksa sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e Shqipërisë për ndeshjen me Anglinë.

Vetë FSHF ka shpërndarë një fotografi për ndeshjen që do të luhet në “Ëembley”, atje ku Armando Broja është personazhi kryesor. Një detaj që nuk mund të anashkalohet dhe konfirmon praninë e tij.

I vetmi dyshim i madh, nëse mund ta themi kështu, është ulja e shanseve për të qenë titullar.

Kjo pasi Reja ka punuar në shumë stërvitje në Shqipëri pa Armando Brojën. Trajneri italian do ta ketë në dispozicion vetëm në stërvitjen e sotme që do të zhvillohet në Angli dhe është shumë e vështirë që ta nisi me të si titullar, në vetëm kaq pak kohë në dispozicion.

Por ky është vendimi i trajnerit, e rëndësishme është se Broja nuk do të mungojë me Anglinë. /Sport Ekspres