Sinemati: Kombëtares t’i heqin jo vetëm pasaportat, por edhe uniformat

Viti 2016 ishte i mrekullisë për futbollin shqiptar e sidomos për kombëtaren shqiptare. Ishte viti kur kuqezinjtë me Gianni De Biasin në krye bënë historinë teksa për herë të parë në historinë e saj përfaqësuesja jonë u kualifikua për në fazën finale të një Evropiani siç ishte Euro 2016, një kompeticion që e mbylli me një fitore atë ndaj Rumanisë 1-0. Një sukses që ngriti peshë të gjithë shqiptarët tifozë apo jo e sidomos qeverinë e vendit. Autoritetet më të larta nuk i kursyen nderimet për Kuqezinjte duke iu dhënë e pasaportave diplomatikë si ‘ambasadorë të mirë’ të Shqipërisë në Evropë

Por duket se gjërat dhe perceptimi ka ndryshuar për futbollistët e kombëtares duke qenë se Ministria e Jashtme vendosi që t’u heqë atyre pasaportat diplomatike. Pikërisht në ditën e sfidës me San Marinon për kualifikueset e Botërorit 2022, kjo ministri dorëzoi në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit një shkresë ku theksohej se pasaportat diplomatike u dhanë menjëherë pas Evropianit të 2016, por pas një VKM të datës 12 qershor të vitit 2016 këto subjekte nuk cilësohen më si kategori që të gëzojnë të drejtën e zotërimit të pasaportave diplomatike. Po kështu në këtë shkresë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme theksohet se ata që janë të pajisur me këto pasaporta diplomatike mund t’i përdorin ato deri në 30 qershor të 2021.

Sakaq, lidhur me kete ceshtje ka reaguar gazetari Gezim Sinemati, i cili thote se me paraqitjet qe po ben kombetarja momentalisht, duhet tju hiqen jo vetem pasarportat, por edhe uniformat dhe kartat e identitetit. Deklarata e plote: