Skënderbe rivalizues sezonin tjetër? Në Korçë i konfirmuar është… vetëm Memelli

Skënderbeu i pjesës së dytë të sezonit ishte një skuadër me shumë të rinj, por duke zhvilluar një futboll deri diku cilësor, me talente e disa lojtarë me eksperiencë që morën për dore ekipin bardhekuq që bëri të shpëtonte direkt e pa ndeshje shtesë.

Por, duket se në Korçë deri më tani janë me pushime dhe ndonëse vuajtën shumë, sidomos në pjesën e parë të kampionatit të kaluar, ende nuk kanë marrë asnjë vendim në lidhje me të ardhmen dhe me merkaton.

Madje flitet për largime lojtarësh, si nga ata që janë të lirë dhe u ka përfunduar kontrata në 31 maj ashtu edhe të tjerë të rinj të talentuar që kanë kontrata afatgjata. Memelli është konfirmuar nga trajneri Ardjan Takaj, për punën e mirë që bëri në pjesën e dytë të garës, ndërsa nuk dihet se çfarë do të bëhet me pjesën tjetër të skuadrës…