Skënderbeu merr një brazilian, zyrtarizon edhe huazimin e portierit të Shkëndijës

Klubi i Skënderbeut ka zyrtarizuar dy afrime në orët e vona të kësaj të shtunë. Skuadrës korçare është përforcuar me brazilianin Jean Victor Goncalves, i cili ka mbërritur në Korçë dhe pasi hodhi firmën në kontratë u vu menjëherë nën urdhrat e Julian Ahmatajt.
Skënderbeu zyrtarizoi gjithashtu edhe huazimin e portierit Bekim Rexhepit nga Shkëndija e Tetovës. 24-vjeçari mbërrin në Korçë me synimin për të luftuar për një vend në formacionin bazë.
Burimi: SuperSport