Sokol Cikalleshi bën “menaxherin”, fton në kombëtaren shqiptare një super lojtar

Sokol Cikalleshi, i ka bërë një ftesë “zyrtare” nëpërmjet Instagramit, futbollistit me origjinë shqiptare, Zymer Bytyqit, që t’i bashkohet Kombëtares kuqezi. Lojtari 24-vjeçar aktivizohet së bashku me sulmuesin kavajas tek ekipi i Koniasportit, teksa ishte pikërisht Bytyqi, ai që asistoi te goli i realizuar nga Cikalleshi.

Ky ishte asisti i 5-të me skuadrën turke për futbollistin e lindur në Belgjikë, i cili në të kaluarën është aktivizuar me moshat e Norvegjisë, teksa numëron edhe 1 ndeshje miqësore me Kosovën, në janar të vitit të kaluar. Bytyqi është lënë jashtë listës së Shaland për ndeshjet e marsit, ndërsa ka ende mundësinë për të zgjedhur kuqezinjtë.

“Goli i vetëm dhe i fitores në ndeshjen e sotme! Faleminderit Koniaspor. Zymer Bytyqi, të duam në Kombëtaren Shqiptare”, ishte mbishkrimi i Cikalleshit në postimin e tij në “Instagram”, teksa ndau me miqtë e tij golin e realizuar sot.