Super lajm për gjithë tifozët, ja në cilin kanal mund ta ndjekim sot Vllazninë

Vllaznia do të përballet ndaj AEL Limasolit në shtëpinë e këtyre të fundit, e vlefshme për ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Një lajm i mire vjen për të gjithë tifozët shkodranë ku do të kenë mundësinë për të parë ekipin e tyre të zemrës në “SuperSport”.

Kjo ndeshje shihet tepër e rëndësishme për kuqeblutë ku dëshirojnë me çdo kusht fitoren që në takimin e parë ndaj një kundërshtari jo të lehtë si AEL Limasol. Vllaznia vjen në këtë ndeshje pas kualifikimit ndaj Shiroki Brijeg ku arriti të triumfonte në stadiumin “Loro Boriçi” me rezultatin 3-0.