Tani është zyrtare/ Besart Berisha firmos me ekipin shqiptar

Tashmë është zyrtare, Besart Berisha do të jetë pjesë e Prishtinës. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas ka konfirmuar transferimin e ish-sulmuesit të kombëtares shqiptare, duke mbyllur kështu merkaton me një goditje “big”. Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, , futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër”.

NJOFTIMI ZYRTAR I PRISHTINËS:

Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është lënë për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina. Sulmuesi me përvojë të madhe, Besart Berisha, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë. Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë. Mirë se vjen Besart Berisha!