Tashmë është zyrtare, Vllaznia del në shtije (FOTO)

Mësohet data se kur do të hapen ofertat për ankandin e shitjes së aksioneve të KF Vllaznia sh.a.

Bashkia e Shkodrës, pronare e 100% të aksioneve të Shoqërisë Aksionare Vllaznia, njoftoi disa ditë më parë hapjen e ankandit.

Sipas procedurave standarte ligjore, shpallja e njoftimit për ankandin është bërë në faqen zyrtare të APP- së.

Sipas dokumentit të siguruar nga ShkodraWeb Media, blerësit e interesur do të priten deri me datë 9 mars, ditë kur, në Bashkinë e Shkodrës, në orën 10.00, do të bëhet edhe hapja e ankandit.

Sipas të njëjtit dokument, vlera fillestare e aksioneve do të jetë 50.7 milion ose 506 milion lekë të vjetra, përafërsisht 500 mijë dollarë.

Ndërkohë, marrja e dokumentacionit të nevojshëm për të marrë pjesë të tender, kushton 2 mijë lekë ose rreth 20 dollarë.

Disa ditë më parë, përmes një urdhri të kryetares së Bashkisë Shkodër, u caktua edhe Njësia e Ankandit. Kryetar do të jetë Ardit Çylybyli, nënkryetar i Bashkisë Shkodër,

Vinifreda Gazulli përgjegjëse e Sportit në bashkinë Shkodër, Manjola Fushaxhija si dhe dy përfaqësues të FSHF- së, Aldi Topçiu dhe Kristaq Ndini.No photo description available.