Tensioni i pazakontë në miqësore, tifozët e Skënderbeut sherr me arbitrat… korçarë!

U luajt sot miqesorja mes Skenderbeut dhe Dinamos ne stadiumin e Korces dhe perfundoi me fitoren 1-2 te kryeqytetasve. Blute vazhdojnë të tregojnë se ndonëse të ndërtuar nga e para, do të kenë shumë për të thënë në këtë sezon nën drejtimin e Bledi Shkëmbit.

Kryeqytetasit shënuan të parët me anë të Ibraimit, pas një aksioni mjaft të shpejtë në krahun e majtë të nisur po nga vetë kapiteni i skuadrës kryeqytetase. Por vendasit u përgjigjën me një aksion thuajse të ngjashëm në pjesën e dytë, me finalizues Marën për të barazuar shifrat.

Megjithatë, barazia zgjati pak minuta pasi Samake çoi në 2-1 rezultatin pas një goditje nga këndi, duke shënuar golin që vulosi fitoren e skuadrës së tij pasi shifrat nuk ndryshuan më deri në fund. Ndërkaq, nje episod totalisht i pazakonte ka ndodhur ne fillimin e pjeses se dyte.

Nje vendim i arbiterit anesor, ka nervozuar tej mase tifozet korcare, te cilet kane shperthyer ne ofendime tij. Aty ka nderhyre kryesori i cili ka nderprere per disa sekonda ndeshjen, deri sa situata u qetesua. I vecante eshte fakti se arbitrat ishin nga Korca…