Tifozët e Vllaznisë marrin nismen e veçantë

Lajmi i publikuar dje nga “Panorama Sport”, ku raportohet se Vllaznia duhet të paguajë si fillim 320 milionë lekë në Tatime për të siguruar një marrëveshje që i hap rrugën licencimit në Europë, e ka zgjuar mbarë opinionin futbolldashës shkodran.

Ecuria e mirë e skuadrës ka bërë që të shpresohet më shumë se kurrë te realizimi i ëndrrës, rikthimi i titullit në Shkodër.

Në kuadër të lajmit, tifozë të Vllaznisë kanë nisur të lëvizin gurët dhe përmes rrjeteve sociale kanë marrë iniciativa se si të gjendet një zgjidhje për Vllazninë europiane.Shpërthejnë” tifozët shkodranë: Te Vllaznia nuk po respektohen talentet! –  SportEkspres.com

Është hedhur ideja që të hapet një llogari bankare ku dashamirësit e Vllaznisë të kontribuojnë me shuma financiare, në mënyrë që të krijohet një fond për të zbutur borxhet.

Nga komentet, të gjithë janë gati dhe kanë nisur të bëjnë edhe kalkulimet, ku sipas tyre, nëse 32 mijë banorë të Shkodrës do të derdhnin nga 10 mijë lekë, do të bëhej e mundur që vetë tifozët ta shlyenin shumën që duhet derdhur në Tatime.

Në mungesë të ndeshjeve me tifozë, ka propozime që të blihen bileta virtuale, në mënyrë që të krijohet shuma e publikuar dje në gazetë, që shikohet si kusht për hapjen e dritës jeshile që Vllaznia të mos ketë pengesa për në Europë.VIDEO/ Tifozët shkodranë festojnë 102 vjetorin e Vllaznisë | SHKODRA SPORT