Tifozët në stadium ndaj Anglisë, FSHF bën hapin e radhës

TKZ ka bërë një reagim gjatë ditës së sotme duke kërkuar nga Qeveria që të lejohen tifozët në përballjen e Shqipërisë ndaj Anglisë. Në të njëjtën kohë, grupimi i tifozëve të Kombëtares ka kërkuar që FSHF të ushtrojë presion tek autoritetet.

Federata Shqiptare e Futbollit ka dërguar një letër zyrtare te Qeveria për të lejuar tifozët në masën 30% të kapacitetit të stadiumit, duke plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme në këto kohë të pandemisë. / Sport Ekspres