Tifozët serbë kapin detajin që nuk e vuri re askush te tifozët kuqezinj, kërkojnë dënim nga UEFA

Ndeshja e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Polonisë tërhoqi një vëmendje të madhe, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Dueli i kuqezinjve nuk u ka shpëtuar as syrit serbëve, të cilët menjëherë kanë nisur edhe ankesat.

“Kurir” kërkon dënim nga UEFA, teksa sipas tyre një flamur me shkrimin “FCK SRB” është ngritur në “Air Albania” gjatë ndeshjes. Media në fjalë nuk kursehet aspak për sjelljen e tifozëve shqiptarë, të cilët i cilëson si huliganë që bënë gjithçka të mundur për ta lënë në hije ndeshjen.