Tiki-taka, Kukësi dhuron spektakël ndaj Egnatias (VIDEO)

Ka startuar në orën 13:45, sfida Egnatia-Kukësi, në stadiumin “Arena Egnatia”, e vlefshme për javën e parë të edicionit të ri futbollistik 2021/2022 të Kategorisë Superiore.

Pritet të jetë një ndeshje e luftuar nga të dyja kampet duke parë blerjet e shumta ku spikasin emrat e Bruno Telushit tek skuadra rrogozhinase ndërsa tek verilindorët, Shqiprim Taipi dhe disa futbollistë të huaj që priten për tu konfirmuar.

LIVE | EGNATIA 0-2 KUKËSI

Daci 22′, Peposhi 43′

43′ GOOOOOOL KUKËSI 0-2! “Tiki-Taka” e verilindorëve duke bërë mbi 20 pasime dhe arrijnë tek goli me Peposhin.

22′ GOOOOOL KUKËSI 0-1! Daci kalon në avantazh verilindorët në minutën e 22-të.