Tirana 0-1 Teuta/ Martini: Ndaj Tiranës kemi fat! Tetova: Do tentojmë deri në fund për Europën

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas fitores 0-1 në transfertë ndaj Tiranës, Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku shkodran i skuadrës durrsake u shpreh:

Ndeshja- Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Pikët janë shumë të rëndësishme. Respekt maksimal ndaj Tiranës, edhe po na ecte ndaj tyre, por edhe kishim besim që do të fitonim dhe ia dolëm.

6 fitore jashtë fushës – Në ndeshjet e fazës së parë kemi pasur probleme. Ekipet na rrinin mbrapa për të mos shënuar. Kemi bërë ndeshje të mira, por nuk kemi arritur të fitojmë edhe për çështje fati.

Sfida ndaj Kukësit- Nuk ka perfeksion në futboll. Ka të meta që duhen analizuar dhe përmirësuar. Të metat ishin shumë të pakta. Në minutat e fundit duhet të ishim më të qetë para porte dhe mos kishim stres deri në sekondat e fundit.

Ndryshimi i pozicionit të Vilës dhe Karabecit- Vila është lojtar që ka gjendje fizike shumë të mirë, kjo ishte arsyeja. Vila vrapon pafund, ishte më i shpejtë para dhe mbrapa. Kjo ishte ajo që vendosëm të bënim.

Rastet e humbura të Grudës- Ne ishim në dhoma, ai s’kishte ardhur akoma, ishte mërzitur. Ndikon edhe trysnia e ndeshjes. Duhet ta mbështesim. Do të mësohet me këto sfida, sepse futbolli i tillë është”, u shpreh Martini.Image result for martini teuta

Zv. trajneri Tetova: “Tirana mund të kishte barazuar, e nisëm keq”

Zv. trajneri i Tiranës, Edlir Tetova ka folur për “Gol pas Goli” pas humbjes ndaj Teutës. Tetova është shprehur se bardheblutë e nisën keq ndeshjen, teksa shtoi më tej se me kalimin e minutave loja ndryshoi, ku është mund të kishin barazuar.

“Ndeshja filloi pak keq për ne, por me kalimin e minutave ndryshuam. Në pjesën e dytë ishim ndryshe,. Me Muçin mund të kishim shënuar golin e barazimit. Me daljen e Hoxhallarit, na u bë më e vështirë dhe provuam të luajmë me topa të gjatë. Mungesat që sot ishim shumë të rëndësishme.

Ndeshjen e parë me Kukësin, morëm gol nga një episod tjetër. Nuk janë të ngjashme ndeshjet. Skuadra në linjën e mesfushës ishte më e ngjitur me mbrojtjen.

Europa? Ne do tentojmë maksimumin ndeshje pas ndeshje. 10 pikën janë shumë, por me rikthimin e lojtarëve mendoj se do ia dalim. Ndeshjet do i marrim një nga një.”, tha Tetova.Image result for edlir tetova