Tirana e refuzoi ofertën e pa rezistueshme nga Ukraina për Ismajlgecin

Tirana ka refuzuar 250 mijë euro për Marsel Ismajlgecin.

Ka qenë një ofertë nga kampionati ukrainas që ka ardhur për mbrojtësin e krahut të majtë, por klubi bardheblu duket se ka thënë “jo”.

Shuma është e konsiderueshme, por te Tirana besojnë se ai mund të ketë vlerë më të madhe. Image result for ismajlgeci

Kujtojmë që Ismajgeci është një produk i akademisë bardheblu, teksa shkëlqeu në sezonin e shkuar, ku kryeqytetasit u shpallën kampion me në krye trajnerin Emanuel Egbo.

20-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e Kombëtares A, duke fituar besimin e trajnerit Edi Reja.

Ismajlgeci është një nga lojtarët më të talentuar të skuadrës bardheblu në dy sezonet e fundit. Mjafton të kujtojmë që në Tbilisi, lojtari ka arritur shpejtësi që futbollistë të tjerë zor se i afrohen.

Image result for ismajlgeci