Tri dilema për Skënderbeun para ndeshjes me Kastriotin

Fitoja me Bylisin solli harmoni dhe mbajti lart optimizmin tek Skënderbeu, por u pasua edhe me probleme. Më kryesori është dëmtimi i Elvi Berishës, një prej lojtarëve kyç të skuadrës së Memellit në javët e fundit.

Berisha pësoi një goditje gjatë ndeshjes me Bylisin gjë që e detyroi ta linte fushën e lojës më herët se zakonisht. Kjo është dilema, por edhe problemi më i madh i trajnerit bardhekuq që kërkon me çdo kush rikuperimin e lojtarit për ndeshjen e së dielës.

Ndaj Kastriotit mungesë e sigurt për shkak kartonësh është një prej titullarëve më të rëndësishëm, Vangjel Zguro. Mbrojtësi i krahut të majtë mori të verdhin e katërt në takimin ndaj Bylisit, ndërsa në dilema është edhe mbrojtësi ganez Dumfur që la lojën…, ndonëse japin siguri Vangjeli e Sadriu.