U largua nga Supersporti, ja ku ka filluar punë te Shakohoxha

Pak kohë më parë, Dritan Shakohoxha u largua nga Supersport. Por tashmë pas shumë vitesh punë te Digitalbi në rolin e drejtorit, por edhe komentatorit, Shako vendosi të largohej.

Shakohoxha është rikthyer në RTSH pas 30 vitesh dhe do të jetë pjesë e këtij televizioni gjatë EURO 2020. Ngelet për t’u parë nëse kjo do të bëhet vetëm për kampionatin Europian apo ai do të punojë gjatë gjithë kohës te RTSH.