Plas shérri te Vllaznia pas humbjes me Tiranën

Krisje te Vllaznia mes lojtarëve. Goli i parë i Bathës ka futur në shérr portierin Zogoviç dhe mesfushorin brazilian, Da Silva.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime të sigurta në skuadër se në momentin e pësimit të golit, Da Silva i ka kërkuar llogari malazezit për faktin se ai qëndroi në vend pa lëvizur.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak portierit, i cili ka pritur pushimin e ndeshjes dhe ka kërkuar të sqarohet me Da Silvën në dhomat e zhveshjes.vllaznia 2020

Lojtarët janë ofénduar me njëri-tjetrin dhe për pak konflíkti ka dégjéneruar në përplàsje fizike, por që mbeti vetëm duart, pasi pjesëtarët e stafit dhe futbollistët e tjerë evituan zénkën.

Të dy lojtarët i kanë kërkuar llogari njëri-tjetrit, për më tepër çàrja e murit në atë mënyrë la një shije të keqe, teksa braziliani u irrítua më tepër se të gjithë me portierin.

Një lëvizje të çuditshme në këtë moment bëri edhe Adili, i cili la murin mbrojtës dhe u vendos në shtyllën e dytë.

Kjo, siç duket, ka shpërqendruar edhe gardianin. Goli që shënoi Batha hyri në 1 metër vend mes dy lojtarëve të Vllaznisë.May be an image of 2 people, people playing American football, outdoors and text