WOW! Zbulohet surpriza e tifozëve të Vllaznisë në prag të ndeshjes me Tiranën (VIDEO)

Lùfta e ethshme për titullin dhe “klasikja” e Superiores me Tiranën kanë ndezur akoma më shumë atmosferën në Shkodër.

Edhe pse për fatin e keq, autoritetet shtetërore nuk kanë lejuar kthimin e tifozëve në stadiume për shkak të gjendjes alàrmante nga pandemia e COVID-it, ultrasit e Vllaznisë do të jenë prezentë në “Loro Boriçi”, por në mënyrë ndryshe.

Tifozët fanatikë shkodranë kanë shpalosur një banderolë gjigande në tribunën ballore të “Loro Boriçit” për të inkurajuar skuadrën e zemrës për fitore ndaj kampionëve në fuqi të Shqipërisë si dhe të mos héqin dorë nga titulli kampion.ShkodraWeb I Surpriza fantastike e tifozëve të Vllaznisë, flamur 3000 m2  "One Team, One Dream" - YouTube

“Një ekip, një ëndërr. Ne besojmë, lùftoni për ne!”, është slogani në banderolën që kanë përgatitur ultrasit kuqeblu për sfidën me Tiranën.

Vllaznia nuk po kalon një moment të mirë në kampionat teksa ka lëshuar ndjeshëm terren ndaj kundërshtarëve për titull, por gjithsesi ky është momenti ideal për të reflektuar.